13.65%, LDK drejt rezultatit më të dobët në histori

Kur janë janë numëruar më shumë se gjysma e votave në nivel vendi nga KQZ, LDK po shkon drejt rezultatit më të dobët në histori të saj.

Partia që aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa, për momentin ka fituar vetëm 55.097 vota në të gjithë vendin, që i bie 13.65% të votave.

Nësee kjo përqindje mbetet deri kur të përfundohen krejt votat, LDK padyshim se do të shënojë rezultatin më të dobët në histori, pra që nga themelimi.

LDK po humb edhe në bastionin e saj të paprekur deri tani, në vendlindjen e Ibrahim Rugovës, pra në Istog.

Vetëvendosje po e mposht Agim Veliun edhe në katund të vetin dhe po e mposht edhe në vendlindjen e Avdullah Hotit, Rahovec.

Reklama