Shpërndahen 301 motokultivatorë për fermerë rahovecas

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka njoftuar për shpërndarjen e 301 motokultivatorëve për bujqit rahovecas.

Latifi ka thënë se deri tani kanë përfituar 812 fermerë nga 6 fazat e shpërndarjes.

Njoftimi i plotë:

Sot, Komuna e Rahovecit, përkatësisht drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë shpërndarjen e mekanizmave bujqësor:

✅ 301 motokultivator (benas).

Nga kjo fazë dhe nga fazat tjera të shpërndarjes kanë përfituar motokultivator gjithsej 361 fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë të fillojnë punët e tyre përgatitore për këtë sezonë dhe të kenë prodhimtari cilësore.

Përkujtojmë faktin se, në 6 faza të shpërndarjes, për 12 lloje të pajisjeve, veglave dhe të mekanizmit bujqësor, kanë përfituar 812 fermerë.

Komuna e Rahovecit dhe drejtoria e Bujqësisë do të vazhdojnë të jenë krah i fortë i bujkut, dhe së shpejti do të nisin procedurat për shpalljen e thirrjeve të tjera për aplikim dhe për projektet kapitale, si dhe për pajisje të tjera, vegla dhe mekanizëm bujqësor, për vitin 2020.

Të përcaktuar për të qenë afër jush, me ju dhe për ju fermerë!

Urime!
I gëzofshi dhe u shtofshin prodhimet e juaja cilësore!

SL