​Shënohet viktima e parë nga zjarret në Kosovë

Është shënuar viktima e parë si pasojë e zjarreve në Kosovë. Siç raporton Policia e Kosovës, një person ka vdekur në fshatin Novosellë të Malishevës pas asfiksimit.

“Si pasojë e kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri”, konfirmoi Policia e Kosovës.

Viktima mashkull kosovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte dërguar pa shenja jete në QKMF e Malishevës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Reklama